Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 17:27

Shkup – Në dokumentin që është shpallur të hënën, me intencë inaugurimi i kryesimit të Varshavës, në pjesën që ka të bëjë me zgjerimin e BE-së, “Polonia përmend vetëm Kroacinë, Turqinë dhe Islandën, por jo edhe Maqedoninë”. Me këtë, Shkupi, nuk mund të shpresojë se Polonia si kryesuese e Unionit në gjashtë muajt e ardhshëm do të bëjë përpjekje që të zhbllokohen proceset eurointegruese në të cilën statusi kandidat ka mbetur pezull që nga viti 2005. Kjo, siç bën të ditur “Lajmeshqip.com” është reale, nëse merren parasysh strategjitë zyrtare të Varshavës se cilat do jenë prioritetet në gjashtë muajt e ardhshëm, sidomos për Ballkanin perëndimor.

”Zgjerimi është projekt politik strategjik në BE. Qëllimi është që të nënshkruhet marrëveshje për paraqasje të Kroacisë. Qëllimi është që të hulumtohen gjitha mundësitë që të vazhdohet me negociatat për anëtarësim të Turqisë. Kryesimi do të krijojë tentativa për progres në negociatat paraqasëse të Islandës. Kjo gjithashtu fuqimisht do t’i përkrah aspiratat e Ballkanit perëndimor”, thuhet në raportin zyrtar të kryesimit polak.