Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 12:06

Shkup – Dhjetë kilogramë heroinë janë sekuestruar në aksionin e mbrëmshëm policor në lagjen e Shkupit, Gazi Babë.

Në aksionin janë arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe një shërbyes policor. Narko-kontrabandistët një kohë të gjatë janë ndjekur nga policia.

Më shumë detaje për aksionin dhe për drogën e sekuestruar pas dite në konferencën për shtyp do të kumtojë ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.