Shkup – Ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski dhe përfaqësues të kompanisë izraelite “Elbit” dhe të VING-ut të aviacionit të ARM-së sot në aeroportin ushtarak afër Shkupit, solemnisht do ta promovojnë projektin “Qendra për stërvitje të pilotëve”.
Në promovimin, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, do të prezantohen fazat dhe dinamika zhvillimore e projektit.
Marrëveshjen për hapjen e qendrës për stërvitje të pilotëve, Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë dhe kompania izraelite “Elbit” e kanë nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar pas analizave të hollësishme dyvjeçare të VING-ut të aviacionit dhe të nevojave të ARM-së.
Në qendrën do të stërviten pilotë për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme, si dhe të institucioneve tjera shtetërore. Kjo do të jetë qendra e parë e tillë në vendet nga Evropa Juglindore.