Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 06:50

Shkup – Seanca e parë gjyqësore për rastin “Pezhishkë” është caktuar më 23 maj kur pronari i televizionit A1 Velija Ramkovski dhe të akuzuarit e tjerë për këtë rast do të gjenden në bankën e të akuzuarve.

I akuzuari i parë Velija Ramkovski është akuzuar për krim të rëndë financiar me vlerë prej pesë milionë eurosh, ndërsa me të përgjigjen edhe menaxherët dhe pronarët e 16 firmave vendore dhe 10 të huaja.

Seancën gjyqësore në paraburgim e presin Ramkovski dhe tetë persona të tjerë, ndërsa në paraburgim shtëpiak janë pesë persona, ndërsa djali i Velija Ramkovskit, Hadi Ramkovski është ende në arrati.