Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 09:27

Shkup – Gjashtë persona janë lënduar në një aksident midis një autobusi të Ndërmarrjes publike për transport në Shkup dhe një kamioni me targa regjistrimi të Shkupit, që ndodhi sot paradite rreth orës 11:30, në rrugën “Përvomajska” në afërsi të Çimentores.

Sipas SPB në Shkup, janë lënduar shoferi i autobusit 45-vjeçari Z.D. dhe udhëtarët V.T. (36), fëmija i saj dhjetëvjeçar, S.K. (53), S.S. (74) dhe M.S. (18). Të lënduarit janë transferuar në Spitalin e Qytetit, ku u janë konstatuar lëndime të lehta trupore, ndërsa tek vajza tetëmbëdhjetëvjeçare thyerje të gjurit.

Shoferi i kamionit I.Z. 35- vjeçar nuk është ankuar për lëndime.

Nga NPT njoftojnë se kamioni nga drejtimi i kundërt ka hyrë në korsinë e autobusit.