Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 07:33

Shkup – Shumica parlamentare e kryesuar nga VMRO e BDI, pa votat e opozitës, kanë votuar ndryshimet e ligjit për radiodifuzion, me çka është e paraparë rritja e anëtarëve të Këshillit prej nëntë, në 15. Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, siç qëndron në elaborim, “janë në pajtim me rekomandimet nga mendimi i komisionit të Venecias për Propozim-amendamentet nga viti 2005 në të cilin qëndron”, ‘me qëllim që të sillet në minimum ndikimi i pushtetit ekzekutiv, anëtarësimi i ministrit të Drejtësisë në Këshillin gjyqësor shtetëror mund të zëvendësohet me të drejtë që ministri i Drejtësisë të marrë pjesë në seancat e Këshillit ose anëtarësim pa të drejtë vote’”. Ligji ishte parashtruar nga deputetët e partive qeveritare, Vlladimir Gjorçev, Svetllana Jakimovska, Silvana Boneva, Aleksandër Nikolloski, Ilija Kitanovski, Amdi Bajram. Ai ka parashikuar rritje të numrit të anëtarëve të Këshillit për radiodifuzion nga nëntë në 15, ndërsa propozohet që të kenë mandat gjashtëvjeçar. Nga dy, prej gjashtë anëtarëve të Këshillit, duhet të jenë të deleguar me propozim të presidentit të shtetit dhe të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale dhe nga një me propozim të komisioneve për mbrojtje të konkurrencës dhe për parandalim të korrupsionit. Për opozitën ky ligj është joevropian, për shkak se, siç kanë thënë, kundër tij janë Instituti për Media, SHGM-ja, ekspertë, Komisioni Evropian… Kështu, Jani Makraduli nga LSDM-ja ka thënë se kjo është mënyrë që pushteti të sigurojë shumicë në Këshillin për radiodifuzion dhe të përplaset me mediat kritike. “Rekomandimet për rritje të kapaciteteve të Këshillit me të vërtetë ekzistojnë, por kjo nuk do të thotë se duhet të zgjidhen anëtarë të rinj dhe të punësohen persona profesionistë”, ka thënë Makraduli. Me qëndrimin e këtillë është dakorduar edhe bashkëpartiakja e tij Vesna Bendevska, e cila ka kërkuar edhe përgjigje sipas të cilave standarde dhe parime është vendosur se cilat institucione do t’i propozojnë gjashtë anëtarët plotësues të Këshillit. “Nuk mundet presidenti i shtetit të propozojë anëtar të Këshillit për shkak se sipas Kushtetutës nuk ka kompetencë për këtë”, ka thënë Bendevska. Madje për BDI-në, opozita tenton të politizojë fate personale. “Mos i barazoni detyrimet ligjore të A1 për qëllime të juaja politike dhe ta politizoni kësisoj fatin e njerëzve”, ka thënë deputeti Talat Xhaferi.

Ligji për Këshillin gjyqësor madje është miratuar në vitin 2006 në bazë të rekomandimeve nga strategjia për reforma të jurisprudencës dhe amendamentet kushtetuese nga viti 2005. Deri tani është ndryshuar dhe plotësuar një herë, vitin e kaluar, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të pavarësimit, efikasitetit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së gjyqësisë. Me ndryshimet dhe plotësimet nga viti 2010 në mënyrë ligjore u rregullua materia e përgjithshme për procedurën për konfirmim të kryerjes joprofesionale dhe të pavetëdijshme të funksionit gjyqësor, procedura për përgjegjësi disiplinore, si dhe materia për vlerësim të punës së gjykatësve.