Lajme Shqip Sunday, 04 September 2011 18:20

Athinë – “Në këtë fazë është më mirë të mos dal me propozim të ri, se sa ai të mos pranohet nga njëra apo pala tjetër”. Kështu është shprehur mediatori i Kombeve të Bashkuara (KB) për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, në një intervistë me gazetën greke Kathimerini.

I pyetur për vendosjen e përmendores së Lekës së Madh në Shkup, mediatori thotë se aktivitetet e të dyja palëve të cilat kontribuojnë në rritjen e tensioneve, nuk ndihmojnë dhe i vështirësojnë tentimet për arritje të një marrëveshjeje konstruktive.

Nimic ka thënë se ka disa ide të cilat ia vlen të shqyrtohen në suaza të vazhdimit të dialogut nga KB, ose në nivel bilateral. “Ka pasur mundësi për marrëveshje, më afër Maqedonia dhe Greqia kanë qenë në vitin 2001 kur Georgievski dhe Simitis ishin thuajse gati të pranojnë propozimin Maqedonia e sipërme.Tani nuk mund aq lehtë të jap propozim të ri, në qoftë se nuk shoh shenja serioze nga të dyja palët se janë të përgatitura që atë ta pranojnë si bazë për negociata” , thotë Nimic, sipas të cilit, praktika e takimeve mes kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe homologut të tij grek, Jorgos Papandreu është pozitive.