Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:20

Shkup – Afati për paraqitje për votim të diasporës së Maqedonisë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme, skadon sonte në mesnatë. Sipas të dhënave të Komisionin Shtetëror Zgjedhor, deri dje pasdite për votim nga jashtë janë konfirmuar paraqitje të 1. 554 qytetarëve të Maqedonisë.

Ndërkohë, deri te KSHZ-ja kanë arritur edhe rreth 300 fletëparaqitje, ndërsa ai numër pritet të rritet deri te skadimi i afatit, sonte në mesnatë. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, paraqitjet e të cilëve do të konfirmohen nga KSHZ-ja, do të munden ta realizojnë të drejtën e tyre të votës më 4 qershor, një ditë më herët nga dita e zgjedhjeve në vendet e parashikuara konzullare – diplomatike të Maqedonisë.

Paraqitjen për votim, emigrantët munden ta bëjnë përmes postës elektronike. Shtetasit e Maqedonisë nga diaspora duhet të zgjedhin tre deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, nga një nga tre njësitë zgjedhore – Evropa dhe Afrika, Amerika Jugore dhe Veriore, Austria dhe Azia.

Sonte në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për listë të propozuar të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga një grup i votuesve, që filloi më 25 prill.

Lista për deputetë të pavarur, si dhe listat e propozuara nga partitë politike, më së voni deri nesër në mesnatë, duhet të dorëzohen deri në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

KSHZ-ja do të organizojë hedhje të shortit për konfirmimin e listës kryesore të kandidatëve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 13 maj.

Sipas kalendarit kohor të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, sonte në mesnatë skadon afati, në të cilin qytetarët e Maqedonisë mundet të kryejnë kontroll në Listën Zgjedhore.