Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 13:44

Shkup – Nazim Bushi, ish-komandant i UÇK-së në rajonin e Kumanovës, është në plan për pozitën e shefit të shërbimit ushtarak për siguri dhe zbulim e cila bjen në Ministrinë e Mbrojtjes, mëson “Lajmeshqip.com”. Zbulimi ushtarak është në kontroll të MB-së, e cila në katër vitet e ardhshme do të kontrollohet nga BDI e Ahmetit. Si kompromis për këtë funksion përmendet emri i ish pjesëtarit të ARM-së Talat Xhaferi, ku VMRO-ja në të shikon personalitetin kooperues.

Megjithatë, partia më e madhe maqedonase VMRO më e entuziazmuar do të ishte nëse në këtë pozicion vjen Bujar Osmani, i cili në mandatin e kaluar ishte ministër i Shëndetësisë, pasi që ndaj tij kryeministri Gruevski kishte mirëkuptim. Në lojë për këtë post janë edhe Hazbi Lika dhe Rafiz Haliti, por siç mësohet, që të dy kanë qenë kontestues, pasi nuk kanë arsim të lartë. Në rast se ministri i Mbrojtjes do të shkojë sipas ingerencave në njësitë organizative dhe përveç kësaj edhe Shërbimi ushtarak dhe policia ushtarake me përkrahjen e zëvendës kryeshefit të Shtatmadhorisë të ARM-së që njëjtë është nga radhët e shqiptarëve, do të vendosej kontroll e dyfishtë mbi kryeshefin e ri të Shtatmadhorisë në ARM. Kjo, me faktin se shqiptarët do të kenë ingerenca të mëdha në sektorin e Mbrojtjes, por do të zbehej efekti dhe tentativat që të merret post në MPB, konkretisht në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim dhe në Byronë për siguri publike.