Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 19:47

Shkup – Maqedonia, në fund të vitit 2009 i përmbushi kriteret politike për anëtarësim në BE, dhe mori rekomandim nga Komisioni Evropian për fillim të negociatave për anëtarësim të barabartë, që u përsërit edhe vitin e kaluar 2010, por kontesti për emrin nuk lejoi që t’i fillojmë negociatat për anëtarësim, edhe pse i përmbushëm të gjitha kushtet për të.

Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Vasko Naumovski në konferencën e të dielës për shtyp, në llogari-dhënien me rastin e përfundimit të mandatit të tij dyvjeçar në Qeverinë në largim të kryeministrit Nikolla Gruevski. Resori, ka thënë se, “ishte vlerësuar edhe nga Brukseli, dhe vlerësimet të cilat dy vite me radhë po i marrim prej atje janë satisfakcioni më i madh për punën e tij dhe është i kënaqur që sot, pas dy viteve, Maqedonia është një hap më afër përmbushjes së kritereve për anëtarësim në BE”. Ai ka thënë se është i kënaqur edhe nga liberalizimi i vizave i zbatuar me sukses në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili, thotë, paraqet përfitim historik për qytetarët tanë, ndërkaq ndodhi gjatë mandatit të tij. Përndryshe, vendimi që të mos jetë ministër, i cili do të kryesojë me ndonjë nga resorët në Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë ishte sjellur bashkërisht pas konsultimeve të bëra me kryeministrin Gruevski. “Pasi që Maqedonia t’i fillojë negociatat, do të bëhet e qartë se të gjitha aktivitetet tona gjatë dy viteve të kaluara nuk ishin të kota, por se mu ato do të mundësojnë që kapitujt të hapen dhe të mbyllen më shpejtë. Maqedonia është në prag të marrjes së raportit të tretë me radhë pozitiv, për çka do të nevojitet që vetëm në rutonë të ndiqen drejtimet e projektuara”, thekson Naumovski. Duke folur për arritjet lidhur me jurisprudencën, ai theksoi se në periudhën korrik 2009 – korrik 2011, u përgatitën dhe miratuan 147 ligje evropiane dhe 470 akte nënligjore, përmes të cilave janë transponuar mbi 900 rregullativa, direktiva apo vendime  evropiane. Rezultati në këto dy vite, shtoi, paraqet mbi 35 për qind të numrit të përgjithshëm të ligjeve të harmonizuara prej fillimit të këtij procesi, para disa viteve. Ai tregoi për akreditimet e marra për katër nga gjithsej pesë komponentë për fondet IPA, si dhe për realizimin e mbi 300 stërvitjeve për të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, ku u përfshinë mbi 15.000 persona, ndërkaq në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të tyre.

“Ishte nder për mua të jem zëvendës i Nikolla Gruevskit, kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i deritanishëm dhe i ardhshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, ka pohuar Vasko Naumovski.