Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 12:17

Shkup – Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, ka pritur në selinë e partisë shefin e misionit të OSBE-ODIHR-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, z. Julian Peel Yates.

“Selmani dhe Yates biseduan rreth misionit të ODIHR-së në këto zgjedhje dhe me këtë rast z. Yates informoi se 300 vëzhgues do të përcjellin procesin zgjedhor dhe se ndër ta do të gjenden edhe pjesëtarë të parlamenteve të OSBE-së, Këshillit të Evropës, Unionit Evropian dhe NATO-s, të cilët drejtpërdrejt do të vëzhgojnë zgjedhjet e 5 qershorit. Yepes potencoi s’e misioni i ODIHR-së ka për qëllim të bëjë raport transparent, të pavarur dhe objektiv për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në kumutesën e DR-së.

Selmani ka theksuar se DR-ja shpreh gatishmëri maksimale për bashkëpunim dhe përkrahje ndaj misionit të ODIHR-së, sepse si parti është e interesuar që zgjedhjet të kalojnë në frymën demokratike dhe pozitive. Njëkohësisht, Selmani ka alarmuar se DR nuk ka besim të plotë në punën e institucioneve shtetërore të ngarkuara me organizimin e zgjedhjeve, andaj është e nevojshme që ODIHR dhe institucionet e tjera relevante ndërkombëtare të mbikqyrin procesin zgjedhor dhe të parandalojnë manipulimet dhe keqpërdorimet që ndodhin gjatë procesit. Ndryshe, bashkëbiseduesit janë dakorduar se zgjedhjet duhet të jenë fer dhe demokratike, sepse në të kundërtën mund të dëmtohet imazhi i vendit dhe ardhmëria e qytetarëve.