Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 11:08

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, prej sot po qëndron për vizitë dyditëshe pune në Brazil, me ç’rast do të realizojë takim me kolegun e tij brazilian, Antonuio de Agujar Patriota.

Pritet që në takim të këmbehen mendime për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve miqësore si dhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në shumë sfera, si në ekonomi, arsim, kulturë, turizëm…”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Bazilit gjatë takimit do të nënshkruajnë edhe marrëveshje ndërmjet Qeverive për heqjen anash të kërkesave të vizave, me çka do të mundësohet udhëtimi i pappenguar pa viza ndërmjet dy vendeve.

Vizita e Milloshoskit është vizita e parë bilaterale e një ministri të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë në Brazil.