Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 09:38

Shkup: Milloshoski për vizitë pune në Brazil

– Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, nga dita e djeshme qëndron për vizitë pune, dyditëshe në Brazil, me ç’rast sot do të realizojë takim me kolegun e tij brazilian, Antonio de Agujar Patriota.

Pritet që në takim të këmbehen mendime për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve mike si dhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në shumë sfera, si në ekonomi, arsim, kulturë, turizëm…”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Bazilit gjatë takimit do të nënshkruajnë edhe marrëveshje ndërmjet Qeverive për heqjen e kërkesave të vizave, me çka do të mundësohet udhëtimi pa viza ndërmjet dy vendeve.

Vizita e Milloshoskit është vizita e parë bilaterale e një ministri të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë në Brazil.