Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 14:10

Shkup – Eurointegrimi mbetet prioriteti kryesor nacional dhe për këtë arsye do të vazhdojmë me entuziazëm edhe më të madh të punojmë në realizimin e axhendës sonë evropiane. Anëtarësimi në BE do të thotë përfitim për të gjitha pjesët e shoqërisë dhe bashkarisht dhe unik duhet ta japim kontributin tonë në përmbushjen e atij qëllimi, për çka kërkojmë mbështetje edhe nga anëtaret e Unionit.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Vasko Naumovski në Mëngjesin evropian, që në prag të Ditës së Evropës – 9 Maj, sot në kompleksin e manastireve “Shën pantelejmoni” – Nerez i Epërm, për të dytën herë me radhë e organizon Sekretariati për çështje evropiane.

“Qëllimi i ngjarjeve si kjo është që ta nxisim mbështetjen për procesin e eurointegrimit nga të gjithë faktorët shoqëror në Maqedoni – komuniteti afarist, sektori joqeveritar, bashkësitë fetare. Qëllimi është ta konfirmojmë partneritetin tonë strategjik me BE-në dhe shtetet anëtare në përpjekjet tona të përbashkëta për ta afruar Maqedoninë drejt përmbushjes së kritereve të nevojshme, përkatësisht anëtarësimit të barabartë dhe të tregojmë unitet kur bëhet fjalë për BE-në dhe atë që e bëjmë për eurointegrimin”, tha Naumovski.

Përfitimet që do t’i ndjejnë qytetarët e Maqedonisë nga anëtarësimi në BE, theksoi Naumovski, nuk do të varen nga përkatësia e tyre politike, etnike dhe fetare dhe për këtë arsye të gjithë bashkarisht duhet të investojnë mund që vendi të bëhet anëtare e BE-së.

Euroambasadori Peter Sorensen e përshëndeti iniciativën për shënimin e Ditës së Evropës në Maqedoni, që, thotë, po bëhet traditë. Porositi se edhe gjatë kësaj periudhe parazgjedhore duhet të vazhdojë euro-axhenda.

“Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të treguar se axhenda evropiane e vendit është e rëndësishme edhe për ne”, tha Sorensen.

Mbështetje për eurointegrimin e Maqedonisë dhe angazhimin për vazhdimin e euro-axhendës, shfaqi edhe ambasadori i Hungarisë, Ferenc Kekeshi, vendi i të cilit është kryesuesja aktuale me BE-në.

“Nuk është me rëndësi nëse ka zgjedhje apo jo, puna duhet të përfundohet”, theksoi Kekeshi.

Në Mëngjesin evropian morën pjesë shumë ambasadorë të huaj, përfaqësues të Qeverisë, të institucioneve të tjera shtetërore, të bashkësive fetare, të sektorit të OJQ-së,…

Mëngjesi evropian është pjesë e rreth tridhjetë ngjarjeve, me të cilat Maqedonia e shënon Ditën e Evropës. Qëllimi, siç thonë organizatorët – Delegacioni i BE-së në Maqedoni, Sekretariati për çështje evropiane dhe Lëvizja evropiane e Maqedonisë, është prmovimi i vlerave dhe politikave evropiane, si dhe afrimi i tyre drejt qytetarëve të Maqedonisë. Manifestimi qendror do të mbahet më 9 Maj në sheshin “Maqedonia” në SHkup dhe në info-pikat e BE-së në Manastir, Gostivar, Kavadar, Koçanë, Kumanovë, Tetovë dhe Veles. ab/hr/15:16