Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 18:44

Shkup – Që të mund ta tejkalojnë barrën psikike që e krijon paraburgimi, rreth 90 për qind nga të paraburgosuri, të cilët tani më janë në burgun hetues “Shkupi”, çdo ditë janë nën ndikim të ilaçeve kundër depresionit. Dëshmitë nga burgu flasin se qelitë e ftohta, grilat metalike, ndarja nga më të afërmit, janë shumë të rënda për t’i përballuar psikika njerëzore dhe plotësisht e shkatërrojnë njeriun. Sipas avokatëve të të dyshuarve, shumica e të paraburgosurve janë me gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa stres dhe dhembje plotësuese kanë nënat dhe baballarët, të cilët me muaj nuk i kanë parë fëmijët e tyre. M’u për këto kushte jo njerëzore, paraburgimi, sipas të gjitha ligjeve por edhe normave etike, duhet të zgjas vetëm disa ditë e jo me muaj e vite.

Por, në vend se të rrespektohen këto norma, Këshilli penal, madje katër herë me argumente të paarsyeshme, pro me presion të dukshëm politik, e vazhdoi paraburgimin për të dyshuarit. Për golgotën, të cilën çdo ditë e kalojnë të paraburgosurit në qelitë, rikujtoi edhe Gjorgji Miladinov, i cili para pak kohësh së bashku me të vëllanë doli nga paraburgimi pas 22 muaj burg për shkak të rastit “Izgrev”. “Të jesh në paraburgim do të thotë që, 23 orë nga dita, të jesh i mbyllur në hapësirë prej 12 metra katror, ku e ndan fatin me profile të ndryshme njerëzore. Aty i kryen të gjitha nevojat fiziologjike. Ndonjëherë është situatë e papërballueshme, dikush qan, dikush nuk fle, ndërsa dikush bërtet.

Aty je në mesin e fëmijëve të mitur ose me persona që pranojnë terapi metadon. Tërë ditën je i detyruar t’i dëgjosh problemet e huaja dhe fatin e tyre, diçka që të bën të ndjehesh si në çmenduri”, ka thënë Gjorgji Miladinov. Paraburgimi, thjeshtë, e shkatërron njeriun, thotë biznesmeni. “Edhe fizikisht edhe psikikisht, paraburgimi ndikon shumë rëndë. Ndikon në marrëdhëniet familjare, në miqësitë, biznes partnerët. Por gjithashtu lë edhe gjurmë mbi vetë personalitetin e njeriut”, ka thënë Milladinov. “Kushtet e të paraburgosurve janë shumë më të këqija pasi që supozohet se paraburgimi zgjatë disa ditë, me çka edhe nuk do të kishte ardhur deri në thyerje të drejtave të tyre.

Por, tek ne paraburgimi i konvertuar në dënim, me çka edhe thyerjet janë më të mëdha”, ka thënë nga ana tjetër, Mirjana Najçevskia, luftëtare e të drejtave të njeriut. Të gjithë ata që kanë dalë nga paraburgimi, secili në mënyrë të vetë e përshkruan tmerrin, të cilin e kanë përjetuar brenda, por të gjithë njëzëri thonë se askush dhe asgjë nuk mund t’ua kthejë kohën e humbur brenda në ato qeli. Madje edhe të pranojnë kompensime financiare të mëdha nga shteti, asnjëherë nuk do t’i harrojnë traumat të cilat i kanë përjetuar ndërsa do t’i ndjekin tërë jetën.