Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 12:43

Shkup – Gjykata themelore Shkupi 2, në seancën e sotme gjyqësore ka vendosur që të ndërpresë të gjitha procedurat gjyqësore për të akuzuarit në rastin “Punëtorët e Mavrovës”.

Me këtë ligj lirohen nga ndjekja, ndalohen procedurat penale dhe plotësisht lirohen nga vuajtja e dënimit me burg, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, persona me qëndrim ligjor, si dhe persona të cilët kanë pronë ose familje në Republikën e Maqedonisë, për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë përgatitur ose kryer vepra penale të lidhura me konfliktin e 2001.

Ky vendim i gjykatës vjen pasi që Prokurori në seancën e sotme gjyqësore hoqi dorë nga akuza si rezultat i interpretimit autentik të ligjit të amnistisë që e miratoi Parlamenti ditë më parë. Me këtë ndërpriten gjitha procedurat penale ndaj të gjithë të akuzuarve me çka dhe mbeten në liri. Vendimi është përfundimtar, pasi që të drejtë ankesë nuk kanë as gjykata që do të thotë se nuk ka hapësirë për akuzë. Ky vendim vlen edhe për gjithë ata që kanë qenë në paraburgim lidhur me rastin “Punëtorët e Mavrovës”, dhe nga dita e sotme ata do të lirohen menjëherë.

Për këtë rast ishte i akuzuar edhe ish deputeti i BDI-së Hisen Xhemaili. Me miratimin e këtij ligji edhe pse u hap procedurë hetimore mbyllën edhe rastet e tjera të Hagës, si Penda e Likovës, ajo e “Udhëheqësisë së UÇK-së”, si dhe rasti i “maqedonasve të zhdukur”.

Interpretimi autentik i ligjit për amnisti u miratua në korrik të këtij viti  dhe ishte një ndër pikat kryesore të marrëveshjes së arritur mes Gruevskit dhe Ahmetit. (LajmeShqip.com)