Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 20:40

Shkup – Republika e Maqedonisë do të fitoj Kodin civil që duhet t’i integrojë normat me të cilat rregullohen marrëdhëniet civile-juridike në një sistem të plotë dhe jokundërshtues, projekt, i cili siç vlerësuan anëtarët e komisionit që duhet ta përpilojnë, nuk është reformë juridike, por edhe ngjarje historike për shtetin.

“Me këtë hap, realisht filluam një proces të madh dhe të komplikuar, për të cilin flitet me vite , por asgjë nuk u ndërmor”, deklaroi kryeministri Nikola Gruevski në seancën e sotme konstituive. Ai shtoi se me realizimin e këtij kodifikimi do të verifikohet përkushtimi i kësaj Qeveri për përforcimin e shoqërisë demokratike, sundimin e të drejtës dhe shtetit juridik.

Gruevski vlerëson se ky është një hap i logjikshëm pas zbatimit të mundimshëm të reformave dhe zhvillimit të sistemit të tërësishëm juridik të shtetit dhe punës për arritjen e harmonizimit të plotë me të drejtën e Bashkimit Evropian.

U nisëm, thotë Gruevski, nga zona qytetare si sferë e drejtësisë e cila numëron një numër të madh të ligjeve dhe akteve nënligjore duke e ditur se është e nevojshme që të zgjidhet qasje e cila do të thotë “Gjijotinë” adekuate të rregullave të cilat produktojnë zgjidhje juridike të papërshtatshme dhe kontradiktore.

Edhe ministri i Drejtësisë Miahajllo Manevski vlerëson se shoqëria-ekonomike, politike dhe ndryshimet juridike në shtetet dhe gradën e regullshmërisë juridike të legjislaturës vendore në vend kanë krijuar supozime themelore për qasje në procesin e kodifikimit të sferës civile-juridike në formë të Kodit civil.

Procesi i kodifikimit, siç sqaroi, do të sigurojë rindërtimin e mëtejshëm të zgjidhjeve juridike në sferën civile, ndërtimin e sistemit konservativ, integruar në një akt të vetëm dhe të sistematizuar juridik.

Kryetari i komisionit profesor Gale Galev vlerëson se projekti do të përfundojë për pesë vite, por se kjo është periudhë e shkurtër nëse merret parasysh se Kodi civil duhet të vlejë për 100 vitet e ardhshme. sn/mp/18:25