Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 21:14

Shkup – Ndal presioneve mbi gjykatën, përgjimit të qytetarëve, liri ndaj mediave dhe të shprehurit, liri ndaj qytetarit. Me këtë LSDM-ja opozitare ka shkruar programin e vet zgjedhor. Prioritet është edhe ekonomia, ndërsa në 100 faqet ofrohet, siç pohojnë socialdemokratët, “jetë më e mirë e qytetarëve”.

”Menjëherë do të pengojmë burgosjet spektakolare mediale. Ajo është njëra nga tema e cila dhemb dhe atë do ta bëjë në ditën e parë të qeverisë së re. Nuk do të arrestojmë dhe rrahim për mendim ndryshe”, ka thënë Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së. Reforma më themeltare sipas tyre do të jetë te gjykatat. Forcimi i akademisë së gjykatësve, pastrimin e të dëgjuarve partiak, dhe mbetja e punë e vetë esnafit. Në aspektin ekonomik, socialdemokratët kanë paralajmëruar ndryshime, pra përmes projektit “Investime tani” dhe “Më afër deri te banesa e parë”.

”Ideja e secilit që dëshiron të investojë në fabrikë të re do të merr kredi dhe për çdo kredi të sapomarrur nga banka, shteti do t’u paguajë kamatën”, ka thënë Georgiev.

LSDM madje, ka premtuar jetë më të mirë, rrogë më të larta, ulje të papunësisë, ndihmë sociale më e lartë se 40 për qind, pension social shtetëror dhe tjera.

Sipas Georgievit, Maqedonia urgjentisht duhet të kthehet në rrugën evropiane dhe liria e mediave.

“Ne nuk mendojmë se duhet të jemi kryeredaktor të lajmeve dhe se nga Shtabet partiake duhet të diktohen lajmet, apo përmbajtjen dhe politikën redaktuese”, ka thënë nënkryetari i LSDM-së Gordan Georgiev.