Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 08:35

Shkup – Pas katër anulimeve, të hënën u lexua akuza për rastin “Rrjeti i merimangës”. Prokurorja Gordana Geshkovska dhe Lile Stefanovska disa orë e kanë lexuar akuzën e shkruar në 72 faqe, pasi avokatët e Velija Ramkovskit kanë insistuar të lexohet çdo faqe e saj. Të akuzuarit në rastin e “Rrjetit të merimangës” ngarkohen për fshehje tatimi, bashkim armiqësor, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas akuzës, mijëra euro janë derdhur në vende të huaja në firma të afërta me familjen Ramkovski. Tatimi është fshehur me pagesë të shumëfishtë të një fature të njëjtë, me rrugë të huazimeve fiktive ose me pagesë me para të gatshme. Në të qëndron se të dyshimtit, veprat i kanë kryer përmes firmave nga “Pero Nakov”, por edhe përmes firmave në Turqi, Serbi dhe Kroaci në pronë të anëtarëve të akuzuar nga familja Ramkovski. Në seancën e sotme gjyqësore nuk u precizua për sa para Ramkovski dhe drejtorët e tij e kanë dëmtuar shtetin. Procesi gjyqësor, me dhënien e deklaratës, vazhdon të hënën. Deklaratat e para do t’i japin Velija dhe Emel Ramkovski, sikurse edhe Nevin Rauf dhe Zoran Mitevski.