Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 15:52

Shkup – Përmendorja e “Lekës së Madh” është përpunuar dhe i gatshëm për transport nga shkritorja në Itali “Fonderija artistika Ferdinando Marineli” dhe pritet për një kohë të shkurtër të arrijë në Maqedoni. Për atë se përmendorja është e përpunuar, dëshmon edhe fotografia, deri te e cila ka arritur gazeta ku qartë shihet se përpunimi i tij është mbaruar, ku mund të vërehet lartësia dhe madhësia mahnitëse me çka njerëzit që ndodhen rreth tij duken miniaturale. Me këtë vërtetohet fakti se përmendorja e Lekës së madh do të vendohet në sheshin e qytetit shumë pak kohë para zgjedhjeve, me çka kompletohet edhe përralla parazgjedhore për “patriotizmin”, e kryeministrit Nikolla Gruevski. Edhe krahas dëshmive të dukshme nga Komuna qendër e injorojnë fotografinë dhe thonë se përmendorja e “Lekës së Madh” akoma është në përpunim.

“Përmendorja akoma është në përpunim dhe ndodhet në Itali. Fotografinë me të cilën dispononi ju nuk dëshirojmë ta komentojmë”, ka thënë Jovica Acovski, zëdhënës në komunën qendër. Ai nuk ka dashur të komentoj se për kur është e paraparë që përmendorja të jetë e transportuar në Maqedoni. Në kundërshtim me këtë deklaratë para disa ditësh, kryetari i komunës Vlladimir Todoroviç ka cekur se shumë shpejtë do të vendosej përmendorja. Sipas informacioneve zyrtare nga komuna Qendër, është e ditur se Leka i madh do të jetë i lartë 12 metra, ndërsa shtylla në të cilën do të jetë e vendosur do të jetë 10 metra. Për shkak të madhësisë është e paqartë me çka dhe si do të transportohet përmendorja deri në Shkup, gjegjësisht të kalojë mijëra kilometra. Gjithashtu i dukshëm është edhe fakti se qytetarët nuk do të mund ta shohin tërësisht përmendoren nëse qëndrojnë në shesh dhe atë do të duhet ta bëjnë prej më larg, si për shembull prej urës së gurit. Me paralajmërimet e ardhjes së përmendores gjithnjë më të zëshme janë spekulimet se shtylla ku është e paraparë të vendohet “Leka i Madh” nuk do të mund ta mbaj gjithë rëndësinë dhe madhësinë e tij. Sipas informacioneve jo zyrtare thuhet se është e mundshme menjëherë pasi që të vendohet të bie përmendorja. Pasigurinë e rritë edhe fakti se Qeveria ka kërkuar mendim na Instituti i inxhinierisë dhe sizmologjisë vetëm për stabilitetin e shtyllës por jo edhe për tërë përmendore. Nga Instituti kanë konfirmuar se garantojnë për stabilitetin e shtyllës por jo edhe për kalin dhe Lekën, pasi që askush nga ata nuk kanë kërkuar që të hetohet tërë përmendorja i cili gjithsej do të jetë i lartë 22 metra. Përmendorja e Lekës së madh do të jetë e pasuruar edhe shatërvan, për të cilin shteti harxhoi gjithsej 9,4 milionë euro. Projekti “Shkupi 2014”, veç se e ka kaluar shumën prej 80 milionë euro për të cilat qeveria vërtetonte se do të kushtoj projekti. Sipas vlerësimeve të LSDM-së, projekti do të arrijë gjysmë miliardë euro të pabesueshme. Shkritorja në të cilën është përpunuar përmendorja e “Lekës së Madh” është themeluar në vitin 1905 dhe në të janë përpunuar skulptura të njohura, si Muzeu i Vatikanit, portat e Katedrales të kishës “Shën Pavle” gjithashtu në Vatikan, skulpturat në pallatin Kreml në Moskë etj.