Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 09:47

Shkup – Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 45-të.

Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Libi është pika e vetme e rendit të ditës për të cilën duhet që të debatojnë anëtarët e Komisionit.