Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 16:16

Shkup – Kuvendi, mbrëmë i votoi ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhës që e flasin të paktën 20 për qind të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, sipas procedurës së shkurtuar, të propozimit të deputetëve të BDI-së.

Për ndryshimet votuan 58 deputetë, ndërsa kundër 27. Nga 20 deputetët e bashkësive, 16 votuan “për”, ndërsa katër ishin kundër.

Ndryshimet parashikojnë krahas deputetëve, në seancat e Kuvendit të RM-së edhe në trupat e tyre punuese në gjuhën amë, ndryshe nga gjuha maqedonase që të mund të flasin edhe ministrat dhe funksionarët e tjerë të caktuar, nëse gjuhën e flasin të paktën 20 për qind të qytetarëve.