Lajme Shqip Sunday, 24 April 2011 10:20

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski sot kryetarit të KOM-it, kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan, anëtarëve të Sinodit dhe gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë, ua uroi festën më të madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkët.

“Kjo ditë është dita kur Zoti na dhuroi neve, të gëzohemi dhe të dëfrehemi për të. Me Ringjalljen e tij, Krishti e fitoi vdekjen, e ripërtëriu, shenjtëroi dhe e bëri të pavdekshme natyrën njerëzore, e shpëtoi botën, i dha jetë të përjetshme njerëzve, na dhuronte falje të mëkateve dhe mëshirë të madhe. Me ringjalljen e tij, e gjithë bota u mbush me gëzim dhe gjinisë së njeriut i dhuroi gjithçka që Zoti dashurisë dhe njeridashësisë së pashfaqur mund të dhurojë”, thuhet në urimin nga kryeministri Gruevski.

Pikërisht për këtë arsye, me zemër të pastër dhe mendim të pastër, nënvizohet, ta ndjekim Zotin tonë të mëshirshëm, i cili u ringjall për shkak të shpëtimit tonë dhe i cili na zbuloi sekretin hyjnor, se secili që e ndjek, që do të jetojë duke i shërbyer me vevotshmëri zotit, do të mund të bëhet pjesëmarrës në përjetësinë dhe mbretërinë e Zotit.

“Siç Zoti mendon për ne, duke e festuar madhësinë e tij, mirësinë dhe gjithfuqinë, të mendojmë edhe për ata të cilëve mund t’ju ndihmojmë, të varfërve dhe të sëmurëve, të dëshpëruarve dhe të shkelurve, të dhurojmë lumturi dhe dashamirësi, ashtu siç na është dhuruar të gjithë neve”, qëndron në urimin të cilin me rastin e Pashkëve e dërgoi kryeministri Gruevski deri te të gjithë besimtarët ortodoksë.