Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 17:25

Shkup – Komisioni shtetëror zgjedhor sot e përcaktoi radhitjen e koalicioneve dhe partive politike në fletvotim, për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

E para në fletvotim do të jetë Demokracia e Re , numër 2 është Partia e Demokratëve të Bashkuar për Maqedoninë-PODEM, numër 3 – USD, 4 – BDSH – Bashkimi demokratik shqiptar, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të jetë i pesti, VMRO PP numër 6, BDI – 7, PDSH-8, Dinjeteti – 9, koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja-10, BDK-11, PLD-12, PSDM-13, E djathta demokratike-14, Partia evropiane e Maqedonisë- 15, PPD-16, RDK-17 dhe të Bashkuar për Maqedoninë do të jenë me numrin 18 në fletvotim.

Sipas ndryshimeve të fundit të kodit zgjedhor, është paraparë koalicionet dhe partitë t’i kenë listat e tyre.

Janë dorëzuar gjithsej 18 lista – gjashtëmbëdhjetë parti dhe dy koalicione. Zgjedhjet e para kohshme parlamentare janë caktuar për më 5 qershor.