Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 12:43

Shkup – Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Konjanovski prej sot e deri më 14 prill do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Polonisë.

Gjatë vizitës, Konjanovski do të ketë takim me ministrin polak të Mbrojtjes Bogdan Klih, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të Qeverisë së Polonisë.

Takimi zyrtar i ministrave të mbrojtjes së Maqedonisë dhe të Polonisë do të shfrytëzohet për përforcim të bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe për thellimin e mëtejshëm të relacioneve të vendosura bilaterale në pjesën e mbrojtjes në të gjitha sferat duke përshirë edhe industrinë e mbrojtjes. Pritet të këmbehen mendime në lidhje me situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit, në Evropën Qendrore dhe Lindore, për implementim të konceptit të ri strategjik të NATO-s, përgatitjet dhe prioritetet e Presidencës polake në Këshillin e BE-së, ndërsa do të këmbehen edhe mendime për përpjekjet e deritanishme dhe të ardhshme të të dy vendeve në kuadër të operacioneve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës do të nënshkruhet Plani për bashkëpunim bilateral nga lëmia e mbrojtjes midis të dy vendeve, për vitin 2011.