Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 20:46

Shkup – Për çdo problem ekziston zgjidhje. Dialogu, bisedimet dhe fjalët kanë fuqi më të madhe për zgjidhjen e konfliktit nga cili do agresion apo sjellje e dhunshme. Ai i cili nuk ka argumente, personi i cili është i dobët intelektualisht dhe ndonjë mënyrë tjetër i drejtohet dhunës. Në të gjitha rastet duhet të respektohemi mes vete, të dëgjohemi, të tolerohemi, të komunikojmë dhe në këtë mënyrë t’i tejkalojmë keqkuptimet.

Kjo është porosia që sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska u drejtoi nxënësve nga gjimnazi i Shkupit “Rade Jovçevski Korçagin”, ku në suaza të aktiviteteve programore në Sektorin për parandalim pranë SPB Shkup ishte mbajtur diskutim në temën “Komunikim po-dhunë jo”.

“Për fat të keq numrat nga katër muajt e parë prej 2011 janë të tmerrshme, gjegjësisht dhuna mes të rinjve shënon rritje. Kohë më parë të gjithë ishim dëshmitarë të një ngjarje e cila kishte pasoja tragjike, pasoja të cilat me asgjë nuk mund të përmirësohen dhe korrigjohen”, deklaroi Jankullovska.

Sekretarja shtetërore e Arsimit dhe Shkencës Elizabeta Todorovska deklaroi se rregullisht ndërmarrin aktivitete në drejtim të përmirësimit, përparimit dhe nxitjen e komunikimit mes të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme me qëllim që të tejkalohen keqkuptimet, të cilat janë bazë për format e ndryshme. Sqaroi se bëhet fjalë për më shumë lloje të aktiviteteve në suaza të mësimit dhe aktiviteteve jashtëshkollore.

Para nxënësve të vitit të tretë oficerët për parandalim nga Sektori i Punëve të Brenëdshme mbajtën prezantim që i dedikohej përmbajtjes nga dhuna dhe sjellja e dhunshme.