Lajme Shqip Wednesday, 05 December 2012 11:40

Shkup – Sopranoja e mirënjohur shqiptare Inva Mula do të shpallet qytetare nderi e Komunës Çair të Shkupit.

Solemniteti do të mbahet në ambientet e komunës , ku të pranishëm do të jenë figura publike, artistë si dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë.

Sopranoja e famshme Inva Mula do ta promovojë  edhe një përmbledhje prej 12 këngëve patriotike, midis të cilave edhe Himni Kombetar më 5 Dhjetor në Hotelin Alexandar Palace në Shkup, pas promovimit të librit të bashkëshortit të saj, Hetem Ramadani. Këto organizime bëhen nën patronatin e kryetarit të komunës Izet Mexhiti. (INA/LajmeShqip.com)