Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 10:19

Shkup – Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore të Shkupit, Shkupi 1 sot ia hoqi arrestin shtëpiak të akuzuarit V. D nga rasti “Falanga” dhe i ka caktuar masë më të butë si garantim me vendosjen nën hipotekë të pronës së patundshme.

“Këshilli penal në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore të Shkupit, Shkupi 1, duke vepruar sipas propozimit për heqjen e masës arrest shtëpiak të caktuar ndaj të akuzuarit I. V, pas marrjes të mendimit pozitiv paraprak nga prokuroria publike e Shkupit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për lëndën e njohur për opinionin si “Falanga”, sot solli vendim me të cilin e bëri të plotëfuqishëm propozimin e të akuzuarit për heqjen e masës arrest shtëpiak dhe për këta persona përcaktoi garancion për vendosjen nën hipotekë pronën e patundshme, si masë më e butë për sigurimin e pranisë të tyre gjatë procesit penal” thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore të Shkupit, Shkupi 1.