Lajme Shqip Sunday, 03 July 2011 09:19

Shkup – Një këshilltar i ambasadës ruse në Shkup mbrëmjen e të premtes është sulmuar dhe rrahur fizikisht nga dy persona të panjohur. Sipas policisë, diplomati rus ishte rrahur në afërsi të rrugës “Dushko Bojkovski”, deri sa po ecte në këmbë. Siç bëhet e ditur, dy persona të panjohur kanë ndaluar me makinën e tyre para diplomatit rus, të cilin e kanë goditur dhe rrahur brutalisht. Pas rrahjes, personat e panjohur me makinën e tyre ngjyrë të gjelbër kanë braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa diplomati rus menjëherë është dërguar nga persona të tjerë në klinikën e Shkupit, ku është konstatuar se ai ka lëndime trupore, frakturë në hundë, nofullën e krisur dhe lëndime të tjera. MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e incidentit, ndërsa sqarime ka kërkuar edhe ambasada ruse në Shkup.