Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 14:30

Shkup – Rritje ekonomike, ulja e papunësisë, anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, ruajtje e raporteve ndëretnike, vazhdimi i luftës kundër korrupsionit, respektimi i shtetit juridik dhe implementimi i Marëveshjes kornizë të Ohrit. Gjitha këto mandatari Nikolla Gruevski, me një vonesë prej 45 minutash deri në fillimin e seancës ku zgjidhet qeveria, premtoi në ekspozenë e tij që zgjati 15 minuta.

Në ekspozenë e tij, mandatari ka përsëritur qëndrimin e tij rreth kontestit të emrit. Gruevski ka thënë se qeveria do i përkushtohet dialogut maqedono-grek, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së kontestit me Greqinë për emrin kushtetues, pa u ndryshuar kushtetuta, pa u prekur identiteti nacional dhe gjuha dhe pa u verifikuar ajo në referendum nga shumica e qytetarëve. Gruevski është lëvduar se qeveria e tij ka punuar ndershëm në bazë të principeve dhe qytetarët m’u dhe për atë i kanë dhënë besimin.

“Populli çdoherë është në të drejtë, asnjëherë nuk gabon. Gjitha vendimet i sjellim për të mirën e qytetarëve të vendit”, ka thënë ai. Ai ka ftuar në bashkim nacional për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë. Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, Gruevski ka potencuar se gjitha vendimet lidhur me të janë në kornizën e saj dhe në pajtueshmëri me kushtetutën.
Sa i takon përbërjes qeveritare Gruevski ka thënë se ata janë një kombinim i të rinjve dhe përvojës që kanë elan dhe energji të punojnë ditë e natë për prosperitetin e vendit.