Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 17:32

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski sot realizoi takim me anëtarin e Parlamentit të Australisë dhe anëtar i grupit Parlamentar për bashkëpunim dhe miqësi me Republikën e Maqedonisë, Luk Simpkins.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim u bisedua për bashkëpunim bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe Australisë në më shumë sfera me interes të ndërsjellë.

Kryeministri Gruevski iu falënderua Simpkinsit për angazhimin e tij në Parlamentin e Australisë dhe skenën politike australiane, si mbështetëse e fuqishme e pozicicioneve të Republikës së Maqedonisë.

Të dy bashkëbiseduesit e theksuan nevojën dhe interesin për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për përforcimin e këmbimeve tregtare, si dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve australiane në Republikën e Maqedonisë.

Gruevski dhe Simpkins konkluduan se zhvillimi i marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Maqedonisë dhe Australisë, i cili shënon rritje, duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen përmes përforcimit të dialogut politik mes dy vendeve, si dhe përmes përparimit të bashkëpunimit në nivel multilateral.