Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 18:16

Shkup – Mandatari për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje të mërkurën nga funksioni i deputetit. Të njëjtën e ka bërë edhe Goran Trajkovski, i cili do tw mbetet në postin e vjetër, drejtor në Drejtorinë e të ardhurave publike. Koordinatorët e grupeve të deputetëve të LSDM-së dhe PRSD-së dhe PL-së, Igor Ivanovski dhe Goran Misovski kërkuan nga kryeparlamentari Trajko Veljanoski që procedura të tërhiqet sipas Kushtetutës dhe se deputetët duhet të prononcohen personalisht për dorëheqjet.

Njeriu i parë i parlamentit Veljanovski lidhur me këtë përkujtoi se, sipas praktikës së deritanishme, “dorëheqjet vetëm konstatohen”. “Akt kryesor i secilit deputet është të japë dorëheqje. Konstatohet pa diskutim, e tillë ka qenë praktika deri më tani, kështu edhe do të vazhdojë”, ka thënë Veljanoski.

Nga ana tjetër, Parlamenti i Maqedonisë, të mërkurën ka votuar propozim – vendimin që Dhoma legjislative të ketë tre nënkryetar, si që ishte deri mw tani. Një nënkryetar do tw jetë nga VMRO-ja, një nga BDI dhe një nga LSDM. Në ditët në vijim, siç mëson “Lajmeshqip.com”, do të duhet të dihen emrat e nënkryetarëve, ndërsa në bazë të burimeve partiake ata me siguri do tw jenë Svetllana Jakimovska nga VMRO, Jani Makraduli nga LSDM dhe Hajrulla Misini – Shpati nga BDI.

Parlamenti sot duhet të sjellë vendimin për formimin e Komisioneve parlamentare si dhe themelimin e delegacioneve dhe grupeve parlamentare dhe sferave tjera sa i takon bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjithashtu, gjatë seancës do të votohen edhe vendimet për formimin e trupave punuese dhe delegacioneve për bashkëpunim ndërkombëtar. Në rend dite të seancës do të jetë ndryshimi i vendimit për themelimin e Këshillit Nacional për euro-integrime, ndërsa parashikohet që anëtarët e këtij këshilli të kenë edhe zëvendësit e tyre. Në bazë të këtij propozimi ku janë nënshkruar përfaqësuesit e VMRO-së, LSDM-së, PRSD-së, PAE-s, BDI-së dhe PDSH-së, Këshilli do tw  ketë kryetar, nënkryetar, 15 anëtarë si dhe 9 zëvendës-anëtarë. Nga komisionet më shumë anëtarë pra 16, krahas kryetarit do ketë Komisioni për çështje kushtetuese. 12 anëtarë janë paraparë për Komisionin juridik-ligjvënës, si dhe Komisione parlamentare për mbrojtje dhe siguri, sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për politikë të jashtme, për çështje evropiane, për financim dhe buxhet, për arsim, kulturë, shkencë e sport, për punë dhe politikë sociale, për pushtet lokal dhe për zgjedhje dhe emërime.