Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 14:30

Shkup – Gazetarët të cilët deri para disa ditëve punuan në mediat e shtypura të Velija Ramkovskit, sot do të protestojnë para firmave në “Pero Nakov”. Siç transmeton Kanal 5, gazetarët ndjehen të provokuar nga deklarata e djeshme e Ramkovskit se llogaria e Televizionit A1 është plot, kështu që mund të përdoret si garanci për arrest shtëpiak për të dhe të akuzuarit e tjerë në “Rrjetin e Merimangës”.

Nga ana tjetër, të punësuarit në gazetat e Ramkovskit nuk i kanë marrë pagat për muajin maj dhe qershor, e as nuk u janë paguar kontributet nga fillimi i vitit me sqarimin se nuk kanë para.

Gazetarët, një numër i të cilëve punojnë në Portalin Plus, transmeton Kanal 5, kanë kuptuar se nga 1 gushti do të marrin vendime për përjashtim nga puna.

Ndërkohë, Drejtoria e të Hyrave Publike po e vlerëson pronën e tundshme të firmave të Ramkovskit. Vetura luksoze dhe një motor pronë e televizionit dhe të “Plus produkcija” që i kanë vozitur Ramkovski dhe bashkëpunëtorët, dje pasdite janë dërguar në terminalin në Negotinë. Do të shfrytëzohen për pagesën e tatimit në vlerë prej 10 milionë euro. (LajmeShqip.com)