Lajme Shqip Sunday, 03 April 2011 18:01

Shkup – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në pajtueshmëri me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, prej nesër, fillon me evidentimin e partnerëve ekonomik dhe social të Ministrisë, për shkak të bashkëpunimit për rregullimin e tregjeve të përbashkëta me prodhime bujqësore.

Siç kumtoi Ministria, për partnerë social me të cilët ajo do të formojë bashkëpunim do të konsiderohen shoqatat e qytetarëve të cilat janë të krijuara për përparimin e interesit socialë nga rajoni i mbrojtjes të mjedisit jetësor, arkeologjisë dhe agrobiodiversitetit, mbrojtje të natyrës, pasurisë kulturore dhe tradicionale të mjediseve rurale, si dhe për mbrojtje të interesave dhe rolit të prodhimeve të reja bujqësore ose grave bujke.

Për partnerë në Ministrinë do të konsiderohen edhe shoqatat e qytetarëve të cilat janë të formuara për mbrojtje të interesave të banorëve nga mjediset rurale për përmirësimin e cilësinë të jetesës të popullatës rurale, si dhe ato të formuara për promocion të rolit të gruas rurale për zhvillim të bujqësisë dhe mjedisit rural.