Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 15:04

Shkup – Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, sot, drejtori i përkohshëm falimentues i televizionit A1, Acov Petrov propozoi që të hapet procedurë falimentimi për televizionin.

Sipas tij, hapja e procedurës falimentuese është e domosdoshme pasi që televizioni ka borxh prej rreth 30 milionë euro prej të cilave 9,5 milionë euro ndaj Drejtorisë për të ardhura publike.

“Jolikuiditeti i kompanisë është i dukshëm. Me kreditë gjenerohet një debi e madhe prandaj firma tregon paaftësi pagesore. Janë plotësuar kushtet për hapje të procedurës falimentuese, ndërsa debitori ka mjete të mjaftueshme që t’i mbulojë shpenzimet e procedurës falimentuese”, theksoi Petrov.

Kundër kësaj mase ishte përfaqësuesi ligjor i televizionit A1 Donço Nakov, i cili tha se televizioni edhe më tej duhet të punojë.