Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 08:38

Shkup – Shërbimet administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe sot do të punojnë në dhënien e dokumenteve të gatshme personale (pasaporta, letërnjoftime). Do të punohet në dy turne, prej orës 08:30 deri në orën 19:30.

“Të gjithë qytetarët, të cilët në kuadër të aksionit të Shërbimeve administrative për ricaktim të terminit për nxjerrje të letërnjoftimeve të reja, e kanë marrë terminin e ditës së sotme, do të mund t’i parashtrojnë aplikacionet e tyre për marrjen e letërnjoftimeve të reja dhe të fotografohen për të njëjtat”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.