Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 19:06

Shkup – Ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankulloska dhe Ivica Daçiq, të premten e lëshuan në përdorim vendkalimin e ri kufitar Cërcoria e Madhe – Golesh të dedikuar për qarkullim lokal kufitar, para së gjithash për popullatën e cila jeton në afërsi të kufirit mes dy vendeve. Rrjeti rrugor infrastrukturor nga të dyja anët ende nuk është e rregulluar, por dy ministrat paralajmëruan se në të ardhmen do të punohet në zgjedhjen e problemit të tillë, si dhe në realizimin e projekteve të reja nga një pikëpamje e tillë. Vendkalimi do të shfrytëzohet vetëm gjashtë muaj në vit, gjegjësisht nga pranvera deri në vjeshtë. “Në komunikimin tonë, e cila është mjaft e zakonshme, e caktuam hapjen e këtij vendkalimi kufitar si prioritet në të cilin duhet të punojmë dhe sot ndjej kënaqësi që në mënyrë solemne jemi duke e hapur, që do të thotë afrim i njerëzve nga të dyja anët e kufirit. Mënyra e tillë e punës konfirmon se interesi i qytetarëve për ne është prioriteti më i madh, nxitje që nevojat e tyre të bëhen pjesë e programeve tona për punë dhe të projekteve të cilat i realizojmë”, deklaroi Jankulloska.

Ajo potencoi se me kolegun serb ka një bashkëpunim të shkëlqyer edhe gjatë mbajtjes të takimeve të shpeshta dakordohet ndonjë iniciativë e re në interes të qytetarëve nga të dy shtetet. Dy ministrat konfirmuan se negociatat për finalizim të marrëveshjes mes dy vendeve e cila ka të bëjë në kalimin e kufirit shtetëror vetëm me letërnjoftim është në fazën përfundimtare. Përfundimi i projektit do të sjellë deri te komunikimi i drejtpërdrejtë mes qytetarëve të dy vendeve dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim. Jankulloska beson se përbërja e re e Parlamentit në vetë fillimin do ta ratifikojë këtë marrëveshje. “Ndjej kënaqësi që sot e hapim vendkalimin kufitar i cili para së gjithash do t’u shërbejë qytetarëve të cilët jetojnë në njërën dhe tjetrën anë. Me vite të tëra këtu nuk ekzistonte kufi. Hapja në një mënyrë është treguesi më i mirë se të dy shtetet dhe dy ministritë punojnë në interes të njerëzve të zakontë dhe para hapjes së vendkalimit të ri ishte e nevojshme të kalohen shumë kilometra që të vihet deri në anën tjetër të kufirit shtetëror. Dhashtë Zoti ky të jetë kufi i bashkimit, e jo i ndarjes të dy vendeve miqësore”, deklaroi Daçiq. Ai shtoi se në plan janë që të hapen edhe disa vendkalime të tilla, ndërsa punohet edhe në disa projekte të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve, duke shprehur keqardhje që shumë gjatë është pritur në hapjen e këtij vendkalimi kufitar.

Dy ministrat e shfrytëzuan mundësinë të bëjnë apel për zvogëlimin e keqpërdorimit të liberalizimit të vizave dhe kërkesave për azil drejt vendeve perëndimore evropiane, gjatë së cilës e keqpërdorin liberalizimin e regjimit të vizave. Potencuan se në të ardhmen do të zbatojnë kontroll dhe masa për zvogëlimin e keqpërdorimeve të liberalizimit të vizave.