Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 16:14

Shkup – Emrat e dy ambasadorëve dhe 25 personave barëts të posteve publike përmenden në dokumentet e shërbimeve sekrete. Sipas agjencisë së lajmeve Makfax, në seancën e komisionit për verifikimin e fakteve të enjten janë shqyrtuar deklaratat e 77 bartësve të funksioneve publike, me ç‘rast është konstatuar se deklarata e një ish funksionari për të cilin spekulohet se është drejtor i entit për punësim në Maqedoninë lindore nuk përputhet me të dhënat që i posedon Komisioni.

“Erdhëm në përfundim se që të mos e verifikojmë deklaratën e një ish funksionari, pasiqë të dhënat të cilat i posedon komisioni nuk korespodojnë me deklaratën e dhënë”, ka deklaruar kryetari i ko misionit për lustrim, Tome Axhiev.

Në mesin e ish 25 bartësve deklaratat e të cilëve nuk përputhen me të dhënat e komisionit janë edhe ish ministra, drejtorë, gjykatës dhe ambasadorë për të cilët komisioni në mënyrë plotësuese do të duhet të konstatojë se kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete apo kanë qenë të ndjekur nga ato.

Si ish-bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete deri tani kanë rezultuar, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, kryetari i partisë Forcat e majta titiste, Sllobodan Ugrinovski, dy kandidatë për deputetë si dhe një gjykatës i pensionuar. (LajmeShqip.com)