Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 13:51

Shkup – Ky është një proces, thjeshtë një linç politik kundër Vlladimir Millçinit. Mendoj se qëllimi i këtij sulmi nuk është Millçin, por fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’, e cila është shtyllë e demokracisë. Mendoj se janë thyer shumë procedura dhe nuk është shqyrtuar dokumentacioni i plotë. Në këtë formë është mbrojtur dramaturgut i njohur Vlladimir Millçin në konferencën për shtyp të hënën, duke mohuar kështu shkrimet në media ku atë e apostrofuan si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Millçin në konferencën për shtyp ka shpalosur detaje nga dosja e tij, të cilën e ka marrë në pajtim me ligjin. Ai vetë e ka ngritur dosjen, ndërsa ka pyetur edhe në MPB ku i është thënë se ka dosje për të, ku dhe ka pasur mbikëqyrje.

Nga përmbajtja e dosjes, ka ardhur në përfundim se ajo mbështetet në njerëz që kanë përgojuar për të, që sipas tij, “ai ka qenë mjet i përpunimit operativ, e jo bashkëpunëtor”.

Atij i është dërguar edhe një listë me tetë emra që e kanë formuar dosjen, por nuk ka dashur t’i publikojë, pasi siç thotë, “ka njeri të nëntë që është i mbrojtur”, ndaj edhe nuk ka dashur t’i sakrifikojë tetë të tjerët. Millçin shpreson se rasti i tij me lustrimin, do jetë i fundit, ndërsa ka thënë se do t’i konsultojë ligjet që të shikojë çfarë mund të ndërmerr më tej.