Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 15:23

Shkup – Është shmangur incident në Dhomën legjislative midis deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së. Deputeti Talat Xhaferi nga BDI duke i replikuar deputetes së PDSH-së Merale Ferati, e cila ka kritikuar zgjidhjet kadrovike për zv/ministra nga partia e Ahmetit, ka ftuar ata se pse kanë lënë që t’i mbrojë një femër.

“A ka burra në radhët e juaja”, ka thënë Xhaferi. Kjo ka provokuar deputetin e PDSH-së Orhan Ibraimi, të vjen t’u bjerë mikrofonave. Në atë moment janë çuar edhe deputetët e BDI-së dhe PDSH-së dhe ka filluar një zënkë verbale.

Kryetari i Parlamentit Trajko Veljkanovski e ka ndërprerë seancën, ka dhënë pauzë dhe ka thirrur sigurimin në sallë me çka edhe janë ulur tensionet. Ndryshe, rrahje në Parlament mes deputetëve të PDSH-së e BDI-së ka ndodhur në vitin 2007, kur në qeveri ishte partia e Thaçit.