Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 08:30

Shkup – Qeveria amerikane e njohu Maqedoninë me emrin kushtetues, ndërsa Greqia me “kontestin e paramenduar për emrin” bllokon anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, edhe përkundër plotësimit të kushteve të parashtruara. Kjo mes tjerash theksohet në letrën që Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) e ka dërguar deri te sekretarja shtetërore amerikane, Hillary Clinton, në vigjilje të vizitë së saj në Greqi.

Duke theksuar informatat, siç është njohja e Maqedonisë nga SHBA-të me emrin kushtetues, vetoja greke ndaj Maqedonisë për hyrje në NATO edhe përkundër marrëveshjes së përkohshme, e cila bën të ditur që të mos bllokohen integrimet në institucionet, si dhe pjesëmarrja e ushtarëve të Maqedonisë në Irak dhe Afganistan, DBM këkon nga Klinton që t’i ketë parasysh këto fakte gjatë takimeve të saj në Greqi.