Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 15:37

Shkup – Organizata joqeveritare “Civil” sot e promovoi projektin “Zgjedhje pa dhunë 2011”, i cili i kushtohet përforcimit të vetëdijes publike për zgjedhje pa dhunë dhe aksion në bashkësi për parandalim nga dhuna dhe dhuna e armatosur në procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.

Xhabir Deralla nga “Civil” deklaroi se për momentin nuk mund të thotë se duhet të ndizet drita e kuqe, edhe pse që tani po shihet se toleranca midis partive politike është “zero”.

“Vetëm me zë të fuqishëm do të mundemi t’i parandalojmë dhe t’i dekurajojmë ata që mendojnë se përmes dhunës të vinë deri në pushtet. I përkujtojmë të gjithë ata që veçmë punojnë në kuzhinat e tyre në atë që të vijnë deri te funksionet përmes rrugës me dhunë”, deklaroi Deralla.

Në komunat Çair, Saraj Shuto Orizarë, Qendër, Aerodrom, Haraçinë, Studeniçan, Kumanovë, Likovë, Tetovë, Tearcë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Prilep, Manastir, Strumicë, Shtip, Veles dhe Qytetin e Shkupit po zhvillohen aktivitete terrenike për parandalim të dhunës dhe dhunës së armatosur. Në vijim është formimi i grupeve punuese për zgjedhje pa dhunë në pjesën më të madhe të këtyre komunave me ç’rast do të mundësohet prezencë kontante dhe dukshmëri në terre, anticipim i problemeve dhe reagim adekuat.

Grupet e punës i kryesojnë koordinatorë lokalë të “Civil”-it, ndërsa në to marrin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, sektorët për parandalim policor, partitë politike, organizatat e shoqërisë qytetare dhe mediat lokale.

Grupet, siç theksoi Deralla, do të evidentojnë edhe incidentin më të vogël para dhe gjatë procesit zgjedhor dhe ashpër do të reagojnë edhe për manifestimet më të vogla të dhunës zgjedhore. Veçmë është informuar edhe ekip mobil i “Civil”-it për aktivitete terrenike dhe monitoring i cili në mënyrë adekuate do të reagojë për informatat e marra për incidente dhe dhunë gjatë procesit zgjedhor në territorin e gjithë shtetit.

Në kuadër të projektit do të realizohet fushatë mediale e cila ka për qëllim që të dekurajohen shkelësit potencialë të ligjeve gjatë procesit zgjedhor dhe të inkurajohen qytetarët që të aktivizohen dhe bashkohen drejt iniciativave kundër dhunës dhe dhunës së armatosur gjatë zgjehdjeve. Në mediat kombëtare dhe lokale elektronike do të emetohen video spote me mesazhe kundër dhunës dhe dhunës së armatosur, ndërsa mesazhe të këtilla do të publikohen edhe përmes mediave dhe gazetave ditore dhe javore. “Civil” do të prodhojë edhe një numër të madh të materialeve të shtypura me mesazhe për zgjedhje të paqdhunshme. Janë të përfshirë votuesit, liderët partiakë dhe aktivistë, shoqëria qytetare dhe poseduesit e armëve.

Projekti filloi të realizohet më 1 maj, ndërsa do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor në gjithë vendin.