Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 20:15

Shkup – Radmilla Shekerinska, Ana Pavllovska-Daneva, Stevço Jakimovski, Zoran Zaev, Jani Makraduli dhe Stojko Paunovski do t’i udhëheqin listat zgjedhore të LSDM-së dhe 15 partnerët e koalicionit për fitore në zgjedhjet e 5 qershorit. Në listën nuk është i përfshirë lideri aktual Branko Cërvenkovski dhe ish-kryeministri Vllado Buçkovski. Vende të reja në Parlamentin e Maqedonisë në njësinë zgjedhore 1 që përfshinë Shkupin do kenë edhe Tito Petkovski, Gordan Georgiev, Natasha Savova, Igor Ivanovski, gazetari Safet Bishevac dhe Ivon Veliçkovski.

Në njësinë e dytë zgjedhore vend do ketë edhe për Oliver Spasovski, Goran Minçev dhe Sonja Mirakovska, në njësinë e tretë zgjedhore Marjanço Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq dhe Goran Misovski.

Në katërshin vend është paraparë edhe për Andrej Petrovin, gaztaren Lençe Nikollovska, Panço Orcev, Goran Sugarevski, Cvetanka Ivanova.

Ndërkohë, në njësinë e pestë zgjedhore fjalën do ta ketë edhe Fiat Canovski, Vesna Bendevska, Mitre Velanovski, Erdogan Sraç.

”U sjell vendim që Vllado Buçkovski të mos jetë kandidat, me gjithë respektin për punën e tij në periudhën e kaluar dhe ai mbetet në piedestalin më të lartë në LSDM dhe mbetet të përpunojë fitoren e partisë më 5 qershor. Pra, edhe një vendim i liderit Cërvenkovski që edhe ai të mos jetë në listën e kandidatëve, por të jetë bajraktari në fitoren e zgjedhjeve dhe pas tyre”, ka thënë nënkryetari i LSDM-së Gordan Gerogiev, duke shtuar se këtë e shohin si një front të hapur qytetar kundër këtij pushteti totalitar.

Ndryshe, LSDM në Kongres ka miratuar edhe programën zgjedhore e cila siç thonë, ”do jetë qeveritare dhe rimëkëmbje e ekonomisë, lirisë dhe dinjitetit të qytetarit”.