Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 07:59

Shkup – Lideri i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE) dhe biznesmeni i njohur Fijat Canovski ka thënë se të drejtat e tij në lidhje me objektin “Kosmos” të cilin komuna e Gazi Babës vendosi t’i rrënojë për shkak të mos respektimin e procedurave do t’i mbrojë në gjykatat ndërkombëtare jashtë vendit, konkretisht në Strasburg. Avokati i Canovskit Dejvid Serxhi ka thënë se gjatë bisedave që ka pasur me njohës të rrethanave dhe gjatë shqyrtimit të lëndës është konstatuar se bëhet fjalë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

“Nuk është dhënë kohë e mjaftueshme për zgjidhjen e problemit prandaj bara i mbetet që të tregojë argumentet e saja përpara gjykatës në Strasburg”, ka thënë Serxhi.

Rrënimin e kompleksit “Kosmos”e ka urdhëruar komuna e Gazi Babës, sipas së cilës gjatë ndërtimit të objektit janë bërë shkelje të mëdha të procedurave dhe mosrespektimin i ligjit për ndërtimtari.  (LajmeShqip.com)