Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 19:00

Shkup – Nëntëmbëdhjetë kompani menaxhuese, në sektorin industrial në Maqedoni, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë, në Universitetin e Shkupit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për ndarje të bursave studentëve për periudhën 2012-2016.

Dekani i fakultetit Aleksandar Dimitrov informoi se me marrëveshjet kompanitë detyrohen të sigurojnë 38 bursa për studentë të regjistruar në vitin e parë, në vazhdim prej tetë semestrave. Studentët do të fitojnë bursa nga 6.150 denarë në muaj ose 73.800 denarë në vit. Universiteti i Shkupit, gjithashtu, obligohet të sigurojë bursa për dhjetë studentët më të mirë në këtë fakultet në vazhdim prej dy semestrave. Ata do të jenë të liruar nga pagesa vjetore në lartësi prej 12.300 denarëve. MASH-i, përsëri obligohet të sigurojë bursa për 25 studentët më të mirë të regjistruar në vitin e parë  të studimeve në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë në vazhdim prej tetë semestrave. Ata do të fitojnë bursë vjetore prej 5.150 denarë ose 61.800 denarë në vit.

Me dokumetin është dakorduar edhe praktika verore, prej gjashtë deri tetë javë, prej 15 qershorit deri 15 gushtit, për studentët e vitit të dytë dhe të tretë, si dhe praktika ditore në vazhdim prej 30 deri 40 ditë pune për studentët e vitit të dytë, të tretë dhe të katërt. Për praktikën verore dhe ditore kompania do t’i paguajë kompensim adekuat studentit. Marrëveshja mundëson edhe kurse të shkurta për freski të diturisë të kuadrit të përhershëm teknologë inxhinierë.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski theksoi se përmes bashkëpunimit të industrisë dhe shkencës bartet një frymë e re në arsim.

“Kjo është vetëm një pjesë nga aktiviteti më i madh që planifikon Qeveria e RM-së për përmirësim të binznes-klimës, por edhe për krijim të kushteve më të mira për studentët e rinj, posaçërisht nga kuadri teknik, ku ka mungesë”, tha Peshevski. Ai e theksoi rëndësinë e praktikës verore të parashikuar në marrëveshje, e cila, siç tha ai, do të mundësojë që menjëherë pas diplomimit studentët të jenë kuadër i dobishëm real në industrinë. Ky është shansi që ata të gjejnë punë shpejtë, për shkak se kompanitë janë punëdhënësit e tyre të ardhshëm.

Për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev, marrëveshja është shembull i shkëlqyeshëm se si duhet të bashkëpunojnë biznes-bashkësia dhe bashkësia akademike. Pres që të zgjerohet lista e kompanive të përfshira, si dhe numri i fakulteteve që do të bashkëpunojnë në sektorin ekonomik.

“Qëllimi i marrëveshjes së tillë është që të krijohet marrëveshje mes biznes-bashkësisë dhe Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë, i cili gjeneron kuadër që është deficitar në tregun e punës. Marrëveshja do të mundësojë edhe këmbim të informatave për nevojat e kompanive dhe nevojat e planeve të arsimit, sipas të cilave mësojnë studentët e këtij fakulteti. Kompanitë nënshkruese janë të suksesshme dhe jemi falënderues për mbështetjen e tyre dhe interesin për këtë iniciativë”, tha ministri Kralev.