Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 19:12

Shkup – Politikani bullgar, Bozhidar Dimitrov i ka vënë në testim historianët maqedonas. Duke ju ofruar një milion euro që të sigurohet dëshmi se mbreti Samoil nuk është bullgar, Dimitrov në mënyrë ironike e ka komentuar vendosjen e bustit të mbretit Samoil në Qendër të Shkupit. Në një intervistë për gazetën bullgare “Fokus”, Dimitrov ka theksuar se me vendosjen e bustit të mbretit Samoil, Shkupi i bënë shërbim Bullgarisë.

“Nëse vazhdohet kështu, Shkupi do tw na bëjë shërbim, për arsye se në Bullgari nuk ka buste të mjaftueshme të heronjve bullgar nga ajo kohë. Ju dëshiroj që të vazhdojnë kështu pa zbuluar fare se ato janë bullgar”, ka thënë Dimitrov. Ndërkaq, eurodeputeti Kristijan Vigenin, vlerëson se Maqedonia duhet të jetë më e kujdesshme me Bullgarinw dhe Greqinë në raportet dy palëshe, për arsye të mungesës së vullnetit politik për zgjidhjen e kontestit me Athinën. Vendin gjendet larg dyerve të NATO-së dhe BE-së.