Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 19:19

Shkup – Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, ia vazhdoi të mërkurën edhe për 30 ditë paraburgimin liderit tw “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkoski. Vazhdimin e paraburgimit, gjyqi e bazon mbi tre baza: rrezik nga arratia, ndikimi ndaj hetimit dhe mundësia që ta përsëris veprën. Boshkovski është në parabugim në burgun hetues në Shutkë prej 7 qershorit, pasi që u arrestua nën dyshimin për financim joligjor të fushatës parazgjedhore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjykimi i Boshkovskit duhet të fillojë më 4 korrik, por, siç informuan avokatët e tij, “është prolonguar për shkak të qenit zënë të sallës së gjyqit”.