Lajme Shqip Saturday, 06 August 2011 17:15

Shkup – Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, është takuar sot me përfaqësues të lartë të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, ushtruesin e detyrës ambasador i SHBA-së Brajan Ageler dhe atasheun mbrojtës të SHBA-së në RM, kolonelin Tod Braun. Takimi me Agelerin dhe Braunin ka qenë aktiviteti i parë protokolar i Fatmir Besimit pasi që e mori funksionin ministër i Mbrojtjes.

Siç ka bërë të ditur kabineti i ministrit, gjatë bisedave pala amerikane dërgoi urime deri te ministri Besimi me rastin e emërimit të tij në funksionin e ri, konfirmoi se vlerësohet vizioni i qartë me të cilin Republika e Maqedonisë po përparon në pjesën e mbrojtjes dhe shprehu falënderim të madh për kontributin e madh të Republikës së Maqedonisë ndaj sigurisë globale dhe paqes botërore. Ministri Besimi, nga ana tjetër ka shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme të përgjithshme që SHBA-ja në kontinuitet dhe në mënyrë intensive ia jep Republikës së Maqedonisë përmes të gjitha sferave të bashkëpunimit bilateral të mbrojtjes. Duke theksuar se një prej misioneve udhëheqëse është sigurimi i paqes, ministri Besimi ka konfirmuar se resori i mbrojtjes është sistem jashtëzakonisht profesional dhe i organizuar i cili jep bazë për tejkalimin e sfidave ekzistuese përmes përforcimit të buxhetit në pajtim me projeksionet afatgjate në mbrojtje dhe për zhvillimin e rezultateve të arritura deri më tani.

Besimi e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së jashtëzakonshme të deritanishme të SHBA-së në ndërtimin e kapaciteteve institucionale mbrojtëse të Republikës së Maqedonisë e cila e në mënyrë konkrete e konfirmon partneritetin strategjik të lidhur midis SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë.

“Ministri në mënyrë plotësuese e theksoi përgjegjësinë e mandatit të tij në kontekst të vazhdimit të kontinuitetit dhe përforcimit të reformave në mbrojtje, sigurimin e përparimit në përmbushjen e përcaktimit strategjik për t’u bërë pjesë e NATO-s, si dhe shënimin konkret të dhjetëvjetorit nga Marrëveshja e Ohrit me çka Republika e Maqedonisë konfirmohet si shtet funksional multuetnik e cila meriton ardhmëri të ndritshme të mbështetur në bashkëjetesë dhe besim të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë. Besimi madje është falënderuar edhe për mbështetjen e përgjithshme të SHBA-së nëpër momentet e vëshira të ekzistimit të Republikës së Maqedonisë të pavarur, stabile dhe demokratike, e cila, siç tha, sot u shndërrua në faktor të stabilitetit në korniza rajonale dhe globale. Ndryshe është konfirmuar edhe kënaqësia e ndërsjellë nga bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në sferën e mbrojtjes midis dy vendeve fqinje dhe u dakorduan hapa konkret për përforcimin e drejtpërdrejt dhe të ardhshëm të saj në mbështetjen e stailitetit rajonal dhe të përmbushjes së prioriteteve strategjike të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht anëtarësimi në NATO. (LajmeShqip.com)