Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 08:31

Shkup – Euroambasadori Peter Sorensen, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe zv/kryeministri për çështje evropiane Vasko Naumoski sot do ta promovojnë projektin “Ndihmë teknike për Parlamentin”, i financuar nga BE-ja.

Qëllimi i projektit është që të përmirësohet profesionalizmi i udhëheqësisë kuvendore dhe i nëpunësve në kontekst të sfidave të ndërlidhura me BE-në integruese, përmirësimin e ndihmës teknike për trupat parlamentarë dhe të kapaciteteve për përpunim të raporteve analitike për tematikë të ndërlidhur me BE-në, si dhe të informimit të parlamentarëve dhe të opinionit për procesin e eurointegrimit.

Buxheti i projektit është 600 mijë euro, ndërsa do të zbatohet 18 muaj.