Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 17:25

Shkup – Mësuesi vjen në këtë post në vendin e bashkëpartiakut Ejup Rustemi. Kjo siç bëhet e ditur është vendosur në mbledhjen e kryesisë partiake të mërkurën mbrëma në Tetovë. Deri para nominimit të ministrave nga ana e BDI-së, emri i Halitit lakohej për postin e njeriut të parë të Mbrojtjes, por tani atë funksion siç është e njohur do ta drejtojë ish ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi.

Partia e Ahmetit në mbledhjen e kryesisë qendrore ka caktuar edhe emrat e zëvendësministrave të rinj në mandatin katërvjeçar. Ish ministri i punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami është caktuar për zëvendësministër të Punëve të Brendshme, ish koordinatori i grupit parlamentarë Tahir Hani do të jetë zëvendës i Mile Jnankievskit në Transport dhe Lidhje, ndërsa ish deputeti Safet Neziri do të jetë zëvendësministri i ri i Arsimit.

Partia e Ahmetit ende nuk ka caktuar emrin e zv/ministrit të financave, por sipas të gjitha paralajmërimeve posti i zëvendësit të Financave do t’i takojë komunës së Likovës, ndërsa kalkulohet me emrin e Beqir Saqipit, ish kreut të komunës së Likovës.

Në bazë të ndarjeve ministrore BDI ka fituar edhe pesë poste të sekretarëve shtetërorë dhe atë në ministrinë e Bujqësisë, Kulturës, Sekretariatin për implementimin e MO-së, atë për Shoqëri Informatike dhe në atë të shëndetësisë. Në bazë të kulaçit qeveritarë, partia e Ahmetit ka fituar pesë poste ministrash dhe dy të zëvendëskryeministrave. (LajmeShqip.com)